Ramadan Ramadani: Takimi mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut shpresëdhënës

2 Min. Leximi

Ramadan Ramadani,  analist politik pranë Institutit për mendim të lirë “Nisma” nga Shkupi, duke komentuar mbledhjen e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për gazetën Bota Sot, thotë se ajo mund në aspektin diplomatik të cilësohet si mbledhje e natyrshme mes dy shteteve fqinje.

Sipas tij, mbledhje të tilla janë shpresë për efikasitet të shpejtë.

- Advertisement -

“Gjykuar nga marrëveshjet e nënshkruara dhe tërësinë e përfaqësimit politik prezent në këtë mbledhje kjo mund prej tash të cilësohet si një mbledhje konkrete e suksesshme dhe shpresëdhënëse për efikasitet të shpejtë; sidomos për projektet infarstrukturore lidhëse mes dy shteteve. Në aspektin diplomatik cilësohet si mbledhje e natyrshme mes dy shteteve fqinjë me një këmbim aq të madh tregtar dhe si e tillë duhet të vijojë nga tjera të rregullta”, shprehet Ramadani.

- Advertisement -

Analisti Ramadani më tutje konsideroi se opozitat në të dyja vendet ishin të koordinuara.

Ai thekson se ky nuk ishte koordinimi i parë mes dy subjekteve opozitare, PDK e Kosovës dhe BDI e Ali Ahmetit.

“Opozitat më të mëdha në dy vendet ashiqare ishin të koordinuara mes vete pasi që që para mbledhjes mes dy qeverive të shteteve u munduan, njëzëri, të problematizojnë çështje që nuk janë në domenin e tyre si qeveri të dy shteteve ose janë të brendshme të vetëm njërës palë. Vlen të theksohet se ky nuk ishte koordinim i parë mes këtyre dy subjekteve, tani opozitare, PDK e Kosovës dhe BDI e Ali Ahmetit pasi si i pari koordinim politik mund të cilësohet edhe dëgjimi i dëshmisë së Ali Ahmetit nga ana e Tribunalit Special në Kosovë, pas të cilit u burgosën disa nga krerët e PDK-së”, shton Ramadan Ramadani, analist politik pranë Institutit për mendim të lirë “Nisma” nga Shkupi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull