Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë emisionit Click Plus në TV21, deklaroi se ka një tendencë për tensionim të marrëdhënieve ndëretnike, e cila buron nga institucionet shtetërore, jo domosdoshmërisht nga qeveria aktuale.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese abuzon me vendimet e balancuesit dhe me disa nene të kontestuara që kanë lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe. Ibrahimi theksoi se përbërjen aktuale të Gjykatës Kushtetuese e ka votuar përbërja e kaluar qeveritare, ku rol të veçantë kishin LSDM dhe BDI.