Shkolla e re e Vizbegut nis të amortizohet! Bie dritarja dhe një pjesë e Tavanit, muret krisen

2 Min. Leximi

S’ka dy javë që është hapur shkolla e re e Vizbegut, por dritaret nisën t’i bien. Madje kjo ka lënduar mirëmbajtësen e higjienës.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 14, kur nuk ka pasur nxënës në klasë.

- Advertisement -

Përveç dritares ka rënë edhe një pjesë e tavanit të një klase, ndërsa në disa pjesë muret janë plasaritur.

- Advertisement -

Edhe pse nuk ka siguri për nxënësit që mësojnë këtu, drejtori Kadri Elezi, thotë se do të vazhdojnë me mësimin.

Për të parë gjendjen e shkollës shkoi kryetari i Butelit, Darko Kostovski, i cili akuzoi kompaninë “Hilding” se ka punuar me material të dobët. Theksoi se tenderin për ndërtim e ka dhënë Qeveria e kaluar, ndërsa kërkon që përgjegjësinë ta mbajë ministria dhe mbikëqyrësi i punimeve, pasi sipas tij, siç është ndërtuar, ka gjasa që të jetë ndonjë tragjedi.

Sali Elmazi, inxhinier në kompaninë “Holding” i pyetur për akuzat, na tha se pas disa ditëve do të dalin me një deklaratë më të detajuar në lidhje me ndërtimin, ndërsa sa i përket dritares, tha se mund të ishte hapur më tepër sesa duhet.

Pranimi teknik është bërë nga ana e Komunës së Butelit, ndërsa mbikëqyrja e punimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. kërkuam përgjigje edhe nga Ministria nëse do të ndërmarrin ndonjë gjë, por nuk morëm përgjigje.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull