Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se sot ka realizuar një takim me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Xhon Fluarti.
“Diskutuam për bashkëpunimin e mëparshëm mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe IRI-t, si dhe për mundësitë për avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme dhe në segmente të tjera.
E theksova vizionin tim për hapje të plotë të Kuvendit, hapësinor dhe institucional, në interes të qytetarëve, si bartës të sovranitetit”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.