A mund të pezullohet edhe gjuha shqipe në Kushtetuese? Ahmeti: S’duhet t’i bëjmë hyzmet krizave të thella

1 Min. Leximi

Së fundmi Gjykata Kushtetuese pezulloi Balancuesin, mekanizmin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në sektorin publik, por e njëjta gjykatë pritet që në tetor të vendos edhe për Ligjin për Gjuhët. I pyetur nëse ka gjasa që gjykata të vendosë pezullimin edhe të këtij ligji, që tangon përdorimin e gjuhës shqipe, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nuk duhet të shohim prapa dhe se nuk duhet t’i bëjmë hyzmet krizave të thella.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Assesi nuk duhet që të kthehemi pas, duhet gjërat t’i shohim se si të ecim përpara, duhet t’i shohim gjërat se si të instalohet një paqe e qëndrueshme dhe jo të bëjmë përpjekje, apo hyzmet t’i bëjmë krizave të thella që nuk na çojnë dhe nuk na ndihmojnë assesi”, deklaroi Ahmeti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull