Shkëlqen Zhegrova, dy gola në barazimin e Lillet

1 Min. Leximi

Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë te Lille në Ligue 1 të Francës.

Të shtunën mbrëma Lille luajti 3:3 me Strasbourgun në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit francez, kurse Zhegrova i realizoi dy gola.

- Advertisement -

Sulmuesi kosovar shënoi për 1:0 në minutën e 15-të dhe për 2:0 në minutën e 27-të.

Strasbourgu më pas ktheu rezultatin në 3:2, me golat e minutës së 30-të, të 42-të dhe 66-të.

Në minutën e 84-t, Jonathan David realizoi penallti për 3:3.

Zhegrova e kompletoi ndeshjen.

- Advertisement -

Ai tashmë i ka tri gola në tri paraqitje në Ligue 1. Në dy ndeshjet e para ishte i suspenduar. Për skuadrën franceze i ka shënuar edhe tri gola në katër paraqitje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull