Ahmeti takon ambasadoren e Zvicrës – BDI nuk është pjesë e skenareve për destabilizim!

2 Min. Leximi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadoren e Zvicrës në vend, Veronik Ulman.

Ahmeti dhe zonja Ulman kanë bashkëbiseduar për situatën politike në vend e rajon, integrimin europian dhe ndryshimeve kushtetuese, sundimin joselektiv të ligjit, frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjen e legjitimitetit.

- Advertisement -

Ahmeti ka siguruar Ambasadoren Ulman për përkushtimin e BDI për integrim europian si prioritet i parë dhe i palëkundur i partisë dhe prandaj angazhohemi për ndryshimet kushtetuese për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë si dhe të respektohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë.

Në lidhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti theksoi që Zvicra është shembull shumë i mirë i kohezionit shoqëror dhe bashkëjetesës së barabartë dhe prandaj duhet të angazhohet për ta promovuar frymën e barazisë dhe tolerancës në vend edhe më tepër.

Marrëveshja e Ohrit është e garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje po cënohet rëndë nga qeveria me legjitimitet monoetnik.

Legjitimiteti zgjedhor dhe vullneti etnik duhet të mbrohet nga të gjithë sepse është burim stabiliteti.

- Advertisement -

Rreth sundimit të ligjit, BDI angazhohet për drejtësi joselektive, jashtë kthetrave të partive të cilët kanë marrë rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjykatësit, prandaj dhe nevojitet veting i monitoruar ndërkombëtarisht që të ndërpritet propaganda politike dhe gjyetia e shtrigave.

Për skenaret destabilizuese të Qeverisë, z. Ahmeti nënvizoi sërish që BDI nuk është pjesë e skenareve të tilla dhe bëhet fjalë për mashtrim të madh qeveritar që të defokusohet publiku nga dështimet dhe skandalet e panumërta.

BDI nga shtatori do ti vizitojë qytetarët në çdo vendbanim dhe bashkë me ata do të veprojë në mbrojtje të dinjitetit të nëpërkëmbur kombëtar nga ana e hyzmeçarëve në shërbim të VMRO-së.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull