Ankara
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell deklaroi se veprimet që shkelin “status quo”-në e Mesxhid al-Aksës në Kudsin Lindor të pushtuar kërcënojnë stabilitetin rajonal, transmeton Anadolu.
Borrell, në llogarinë e tij në X iu përgjigj postimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman al-Safadi në lidhje me “thirrjen e tij ndaj Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndalojnë veprimet e paligjshme të Izraelit që shkelin ‘status quo’-në ligjore në vendet historike dhe të shenjta në Kudsin e pushtuar”.
Duke thënë se Al-Safadi tregoi shqetësimet e tij për “status quo”-në e vendeve të shenjta, Borrell tha veprimet që çuan në shkelje nga ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben Gvir, i cili udhëhoqi bastisjet në Al-Aksa dhe bëri një deklaratë për ndërtimin e një sinagogë atje.
Borrell tha se shqetësimet në fjalë janë plotësisht legjitime dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet ta trajtojë këtë çështje. “Stabiliteti rajonal është në rrezik”, tha ai.
– Ben-Gvir nga e djathta ekstreme tha se donte të ndërtonte një sinagogë në Al-Aksa
Duke folur për Radion e Ushtrisë Izraelite, Ben-Gvir pohoi se politika aktuale “i lejon hebrenjtë të falen” në Mesxhid al-Aksa. I pyetur se, “A do të ndërtonit një sinagogë në xhaminë Al-Aksa?”, Ben-Gvir u përgjigj me “Po”.
Në deklaratën e saj me shkrim pas deklaratave të Ben-Gvir më 26 gusht, Zyra për media e Kryeministrisë izraelite argumentoi se “status quo”-ja në Al-Aksa nuk ka ndryshuar.
– Bastisje të shpeshta në Al-Aksa
Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Çështjeve të Shenjta.
Megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë fanatikë hyjnë në xhaminë e shenjtë të shoqëruar nga policia, pa lejen e Administratës dhe me vendim të njëanshëm të Izraelit. Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islamike të Kudsit thekson se është shkelur sovraniteti i muslimanëve.
Ben-Gvir, i cili shquhet me pikëpamjet e tij anti-palestineze, shpesh bastis xhaminë Al-Aksa.
Ben-Gvir, i cili për herë të fundit bastisi Xhaminë e Shenjtë më 13 gusht, në deklaratën e tij këtu tha: “Ka zhvillime të mëdha në lidhje me administrimin dhe sovranitetin e këtij vendi. Shihet se hebrenjtë bëjnë adhurime këtu. Siç thashë më parë, politika është që të lejohen (hebrenjtë) të adhurojnë këtu”.