Para një viti kur ne e themeluam partinë, njerëzit mendonin se pushteti, partia në pushtet kontrollon gjithçka, por ne e thyem atë frikë, ishin këto fjalët e kryetarit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti me rastin e përvjetorit të parë të partisë që ai drejton e që sot është pjesë e koalicionit qeverisës VLEN.
“Para një viti kur vendosëm të bëjmë shtëpinë tonë dhe të mos vazhdojmë të trajtohemi si nomadë në shtëpinë e vjetër për të cilën kishim humbur vitet më të mira për ta ndërtuar, shumëkush na shihte me skepticizëm dhe mosbesim, por sot, një vit më vonë, ja ku jemi. Të kolsoliduar dhe të shtrirë në territorin më të madh të vendit dhe për këtë dëshiroj të ju them publikisht gjithë juve që jeni bashkë me mua këtu, faleminderit që besuat”, deklaroi Mexhiti.