Zëvendës kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka publikuar agjendën e shënimit të manifestimit për Marrëveshjen e Ohrit.
Në ora 10:00 do zhvillohet një panel diskutimi me temë:” 23 vite pas MO-së, decentralizimi mbetet sfidë !”
Në ora 13:00 do të mbahet seanca solemne në Qeverinë e Maqedonisë dhe në ora 19:00 do të ketë pritje solemne për korin diplomatik.
“Ne po e institucionalizojmë Marrëveshjen e Ohrit. Nesër do të ketë një mbledhje solemne të qeverisë, ku do të merr pjesë kryeministri, do e hap mbledhjen dhe do e vazhdoj unë për frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Kjo është një shprehje e respektit ndaj frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe më vjen keq që këtu heshtin për shkak se 11 vite në qeverisje me Gruevskin, nëse nuk gaboj, nuk kanë arritur ta sjellin Gruevskin as në koktej rasti për Marrëveshjen e Ohrit. Thjesht, i ka injoru edhe pse ka qenë festë shtetëore, z.Ahmeti dhe BDI nuk ka mundur as ta sjellin në koktej dhe jo të bëjë një mbledhje solemne. Pastaj do të vazhdojmë me korin diplomatic për ta shënuar tek Muzeu i Arteve Moderne dhe kjo të jetë një hap i mirë drejt frymës së Marrëveshjes së Ohrit”, tha Mexhiti. (INA)