Bytyqi: Fondi Pensional para kolapsit

1 Min. Leximi

Ish-zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në “Daily Click” tha se Fondi Pensional sipas rishikimit të buxhetit nga qeveria e re, shumë shpejtë do të jetë para kolapsit.

“Mendoj se deficiti pensional i Fondit Pensional do të jetë mbi 50 për qind, që është periudha afatshkurtër, jo afatmesme, afatshkurtër është 1 deri 4 vjet, e padurueshme, sepse mund të sjellë një kolabim total të fondit pensional”, theksoi Bytyqi.

- Advertisement -

Bytyqi thotë se sipas gjitha parashikimeve, popullata jonë po vjetërsohet, ndërsa shumë shpejtë mund që numri i pensionistëve të kalojë atë të personave aktivë në punë.

- Advertisement -

“Ka edhe një moment shumë të rrezikshëm sepse sipas projektimeve demografike për vendin tonë. Ne jemi në situatë që popullata na vjetërsohet. Në fakt numri i pensionistëve mund të jetë më i madh se numri i të punësuarve aktivë. Kështu që në periudha 5-10 vjet unë me këtë rrugë të cilën mund ta shohim nga ribalanci, mund të projektojë se Fondi pensional nuk do të mund të servisojë nevojat e pensionistëve”, tha mes tjerash Bytyqi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull