Shtyhet gjykimi ndaj kreut të Strugës Ramiz Merko për veprat penale që kanë të bëjnë me blerjen e veturës luksoze Audi A6 me vlerë 70,000 euro, dhe tre automjeteve të tjera për nevoja komunale me vlerë prej 114,000 euro. Në seancën e sotme gjyqësore, mbrojtja kërkoi që të hiqet propozimi i aktakuzës për këtë vepër, për shkak se është vjetërsuar, gjegjësisht kanë kaluar 5 vjet nga koha e kryerjes së veprimit.
“Në përkthim, kjo aktakuzë nuk duhet të kishte përjetuar një gjykim, as mënyrën e zhvillimit të një procedure aktive gjyqësore në të cilën do të ndërmerren ndonjë veprim nga pjesëmarrësit në të”, tha Igor Petkovski – avokat i Ramiz Merkos.
Petkovski thotë se propozimi i aktakuzës nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar është dorëzuar më 28.02.2024 në Gjykatën Themelore Penale Shkup, e cila akuzon të pandehurin për veprime nga viti 2018, që do të thotë se kanë kaluar më shumë se 5 vjet. Për këtë arsye Gjykata kërkoi shtyrjen e seancës.
“Mbrojtja dhe Prokuroria Publike theksuan propozimet mbi të cilat gjykata duhet të kontrollojë, veçanërisht në lidhje me propozimin e mbrojtjes që i kërkon Gjykatës të marrë një vendim në lidhje me vjetërsinë e ndjekjes penale”, u shpreh Nadica Mitrevska – gjyqtare.
Sot duhej të merreshin në pyetje dhjetëra dëshmitarë të propozuar më parë nga mbrojtja. Prokurori Publik, në lidhje me provat e propozuara të datës 3 qershor 2024, në mbrojtje, tha se gjykata duhet t’i refuzojë sepse janë të paqarta dhe jo të plota, gjë që ndikoi ndjeshëm në shtyrjen e procedurës, dhe faktet nuk ishin relevante. Prokurori gjithashtu kundërshtoi disa nga provat, si dhe gjetjen ekspertizës dhe mendimin e këshilltarit ekspert. Në propozimin e aktakuzës thuhet se në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe integritetit, si dhe në kundërshtim me interesin publik, në kushtet kur komuna kishte borxhe të papaguara dhe llogari të bllokuar, i pandehuri prokuroi katër automjete, duke përfituar pronë për bartësin e prokurimit publik. Për Merkon, në gjykatën e Strugës janë aktive edhe dy lëndë të tjera, për emërimin e drejtorëve në katër shkolla fillore në Strugë. Ai është në listën e zezë të SHBA-së për një vit dhe është shpallur Persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. /Alsat.mk