Kurrë nuk ka patur më shumë drogë rrugëve se tani, thotë Toshkovski

1 Min. Leximi

Sa ka tani drogë në rrugë, nuk ka pasur kurrë më parë, thotë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Ai në një intervistë për Slloboden Peçat ka theksuar poashtu se në periudhën e ardhshme më së shumti vëmendje duhet t’i kushtohet sigurisë kufitare.

- Advertisement -

Sipas tij, në 3-4 vitet e fundit nuk ka pasur kontroll dhe nuk dihej kush hynte dhe kush dilte jashtë vendit, nëpër rrugë emigrantësh apo rrugë anësore.

- Advertisement -

“Do të na duhet të sjellim njerëz, profesionistë nga fusha të caktuara ku kemi mungesë. Dhe sigurisht që duhet ti pastrojmë edhe kriminelët në polici, se ka të tillë, këtë populli e di mirë. Vetëm kështu do ta normalizojmë vendin tonë”, deklaroi Toshkovski.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull