Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i ardhshëm dhe ministër i Ekologjisë, Izet Mexhiti në konventën promovuese të kuadrove pjesëmarrës në ekzekutiv premtoi se do të zëvendësohet balancuesi me ligj për përfaqësim të drejtë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë. Me këtë përfaqësimi do të bëhet obligim ligjor”, tha Mexhiti.

Shfuqizimi i balancuesit është edhe pjesë e programit qeveritar.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Avokati i Popullit, paraprakisht për Alsat deklaroi se megjithatë balancuesi nuk duhet të hiqet tërësisht, por të avancohet ose të zëvendësohet me ndonjë masë tjetër.

Ndryshe balancuesi është instrument i cili mban llogari për përfaqësimin e komuniteteve në institucionet shtetërore.

Qëllimi kryesor i këtij instrumenti qe bazohet në Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutë është që të parandalojë diskriminimin. /Alsat/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull