Kuvajt
Të paktën 39 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri në rajonin Mangaf në qytetin Ahmedi në jug të Kuvajtit, transmeton Anadolu.
Nga Ministria e informacionit të Kuvajtit, lidhur me ngjarjen u publikua një deklaratë e drejtorit të përgjithshëm të Departamentit të Provave Ligjore të Ministrisë së Brendshme, gjeneral major, Eid Rashed Owaihan.
Owaihan ka vënë në dukje se në Ministrinë e Brendshme në orën 06:00 sipas kohës lokale erdhi një njoftim për zjarr në rajonin Mangaf dhe se ekipet u dërguan në rajon.
Sipas të dhënave paraprake në zjarrin i cili shpërtheu në dy ndërtesa në rajonin Mangaf humbën jetën 35 persona. Në spital u dërguan 15 të plagosur, 4 prej të cilëve humbën jetën pavarësisht ndërhyrjes.
Më tej Owaihan informon se ekipet e Mbrojtjes Civile dhe ato shëndetësore shpëtuan 11 persona.
“Shumica e atyre që humbën jetën ishte si pasojë e asfiksisë nga tymi”, theksoi Owaihan duke shtuar se po hetohen arsyet që shkaktuan zjarrin.
Ndërsa në lajmin në mediat lokale thuhet se në dy ndërtesat që u përfshinë nga zjarri, qëndronin shumë punëtorë të huaj.