Venko Filipçe ka parashtruar sot në LSDM kandidaturën e tij për kryetar të partisë, përcjell TV21. Filipçe tha se në garë futet i vetëm.
“Në këtë garë futem i vetëm. Vlerësoj se kushdo që do të zgjidhet për kryetar, duhet ekipin ta bëjë pas zgjedhjes së kryetarit. Nuk kam negociata me askënd”, deklaroi Filipçe.
https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/471539992035564/?ref=embed_video
I pyetur për mbështetjen që gëzon nga ish-kryetari i partisë, Zoran Zaev, Filipçe tha:
“Mirë, unë dëgjoj lloj lloj komente për mbështetjen nga Zoran Zaevi, nëse zgjidhem kryetar, për kohë të shkurtër do të dëshmojë se unë do të qeveris me integritetin dhe dinjitetin tim. Ajo që kam relacione të mira me Zoran Zaevin, para gjithash flet për mua. Unë kam relacione të mira edhe me ish-kryetarët e tjerë të partisë, me funksionarë të tjerë nga e kaluara”, theksoi Filipçe.Filipçe theksoi se një nga arsyet e kandidaturës së tij është se beson se partia do të ringritet pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 8 majit.
“Këto rezultate zgjedhore në një mënyrë e rrëzuan në dy gjunjë partinë. Dikush parashtron pyetjen nëse LSDM do të ekzistojë. Një nga arsyet kryesore se pse kandidohem, është për shkak se fuqishëm besoj, jo që do të mbijetojë LSDM, por që do të jetë parti fituese”, deklaroi Filipçe./tv21.tv