Kemi rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme, të cilat do të bazohen në tre postulate: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit. Kështu ka shkruar Hristijan Mickoski në profilin e tij pas takimit me liderët e koalicionit VLEN, ndërsa ka paralajmëruar formimin e grupeve punuese pët bashkëqeverisje.
Postimi i plotë i Mickoskit:
Sot është mbajtur takimi i VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it.
Janë rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme, të cilat do të bazohen në tre postulate: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit.
U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe punuese, në të cilin nivel do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre.