98 vite nga vdekja e heroinës së Drenicës, Shote Galica

2 Min. Leximi

Sot bëhen 98 vite që nga vdekja e Shote Galicës, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe simbol i rezistencës kundër pushtuesve të huaj në fillim të shekullit të 20-të.
Qerime Radisheva, (Shote Galica) lindi në fshatin Radishevë të Drenicës dhe u martua me Azem Galicën në vitin 1915.

Ajo u dallua për rolin e saj në Kryengritjen e Dukagjinit dhe Junikut (1921-1923).

- Advertisement -

Pas vdekjes së burrit të saj në vitin 1925, Shote Galica mori drejtimin e luftës dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në rajonet e Hasit, Prizrenit dhe Lumës.

E njohur për trimërinë dhe guximin e saj, ajo arriti të kapte një komandant serb dhe një numër ushtarësh në Çikatovë, duke dëshmuar aftësitë e saj të jashtëzakonshme luftarake. Në korrik të vitit 1927, Shote Galica u tërhoq në Shqipëri dhe kaloi muajt e fundit të jetës në Fushë-Krujë, ku ndërroi jetë në moshën vetëm 31-vjeçare.

Shote Galica ishte një legjendë në kohën e saj, duke luftuar heroikisht për 12 vjet rresht kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë dhe bullgarë, pa u ndalur nga terrori, ligjet e ashpra fetare apo kanuni. Ajo mbahet mend për thënien e saj të njohur: “Jeta pa dije është si një luftë pa armë.”

Në këtë përvjetor, trashëgimia dhe guximi i Shote Galicës vijojnë të frymëzojnë brezat e rinj në luftën për liri dhe drejtësi.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull