PRISHTINË, 21 mars 2026 – Ishte pasditja e 21 marsit të vitit 2018, kur pas një maratone trevjeçare debatesh, protestash dhe bllokimesh, Kuvendi i Kosovës arriti të miratonte demarkacionin me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim.
Një seancë nën tymin e gazit lotsjellës
Procesi i votimit nuk ishte i lehtë. Seanca u ndërpre plot katër herë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kundërshtonin ashpër marrëveshjen. Si pasojë, shumica e deputetëve të VV-së u përjashtuan nga sallë, duke i hapur rrugë votimit që kërkonte dy të tretat e votave.
Rruga e gjatë nga Vjena në Prishtinë
Marrëveshja ishte nënshkruar fillimisht në Vjenë të Austrisë në vitin 2015, por u deshën tri vite trazira për t’u ratifikuar. Pikat kryesore të këtij procesi ishin:
Kushti për vizat: Bashkimi Evropian e kishte shndërruar demarkacionin në kushtin kryesor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Deklarata Thaçi-Vujanoviq: Zhllokimi i procesit erdhi vetëm pas një deklarate të përbashkët të dy presidentëve të asaj kohe, e cila parashihte rishikimin dhe përmirësimin e gabimeve eventuale në shënjimin e vijës kufitare.
Sot, tetë vite pas asaj dite, tema e kufirit mbetet një kujtesë e debateve të forta politike që polarizuan shoqërinë kosovare dhe ndikuan ndjeshëm në rrugëtimin integrues të vendit.

