8 punësime të reja në Inspektoratin për Vetëqeverisje Lokale

1 Min. Leximi

Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale ka shënuar sot një hap domethënës në drejtim të fuqizimit të kapaciteteve të veta, duke bërë të ditur punësimin e tetë punonjësve të rinj në këtë institucion.

Lajmin e bëri publik drejtori i Inspektoratit, Haqim Ramadani, i cili theksoi se ky zhvillim nuk është thjesht zgjerim i stafit, por një hap drejt ngritjes së një administrate më efikase dhe më pranë qytetarëve.

- Advertisement -

“Kemi arritur të zgjerojmë ekipin tonë me 8 punonjës të rinj. Kjo është një arritje që pasuron kapacitetet profesionale dhe forcon efikasitetin, transparencën dhe cilësinë e punës sonë”, u shpreh Ramadani.

- Advertisement -

Ai shtoi se punësimet vijnë pas një periudhe angazhimi të vazhdueshëm dhe përpjekjesh të koordinuara brenda institucionit dhe se të sapoemëruarit do të kenë rol të rëndësishëm në realizimin e misionit institucional të Inspektoratit.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një administrate më funksionale dhe më të orientuar nga nevojat e qytetarëve”, deklaroi Ramadani, duke uruar mirëseardhjen dhe suksesin e punonjësve të rinj në detyrat që i presin.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull