Një aeroplan pasagjerësh Antonov An-24 u zhduk nga radari të enjten gjatë një fluturimi në rajonin Amur të Lindjes së Largët të Rusisë.
Sipas Komitetit Hetimor Rus, të 43 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bord kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit.
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar shërbimin për shtyp të Qendrës së Amurit për Mbrojtje Civile dhe Siguri nga Zjarri, tha se rrënojat u zbuluan në një shpat mali 16 kilometra nga qyteti Tynda.
“Sipas informacioneve paraprake, të gjithë kanë vdekur”, tha TASS, duke cituar shërbimet e emergjencës, duke theksuar se është e vështirë ulja në vendin e rrëzimit.