Sot, pavarësinë e saj feston një nga shtetet demokratike më me ndikim në botë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend që prej themelimit të tij ka qenë promotor i lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së vlerave universale.

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, VLEN u shpreh urimet më të sinqerta popullit amerikan dhe institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u dëshiruar paqe, përparim dhe mirëqenie.

Për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ShBA-ja mbetet një partner strategjik dhe një mik i dëshmuar, mbështetja e të cilit ka qenë e rëndësishme në forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, institucioneve dhe rrugëtimit euroatlantik të vendit.

VLEN mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti dhe për avancimin e vlerave të përbashkëta që lidhin dy vendet tona.

Urime 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!