3 persona e sulmojnë një shtetas të Maqedonisë së Veriut në Kosovë

1 Min. Leximi

Një shtetas i Maqedonisë është sulmuar fizikisht nga tre persona në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Shkabaj, në autostradën Prishtinë–Mitrovicë.

Sipas policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur më 9 gusht 2025, rreth orës 01:40, kur tre të dyshuar meshkuj nga Kosova e kanë sulmuar fizikisht viktimën, e cila pas incidentit ka marrë ndihmë mjekësore.

- Advertisement -

Pas ndalimit dhe marrjes në pyetje të të dyshuarve, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është ndaluar, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Policia ka nisur hetime për të zbuluar plotësisht rrethanat që çuan në sulmin fizik, ndërsa rasti është klasifikuar si “sulm” dhe po trajtohet më tej nga organet e drejtësisë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull