Të dhëna e Agjencisë së Statistikave tregojnë se në të gjithë Kosovën janë 182 mijë e 849 banesa të pabanuara. Kjo shifër është për mbi 83 mijë më e lartë sesa ka qenë në regjistrimin paraprak të popullsisë, që është realizuar më 2011-n.
Bazuar në këto të dhëna, komuna e Prishtinës e ka numrin më të madh të banesave të pabanuara, gjithsej 25 mijë e 195, e pasuar nga ajo e Prizreni me 16 mijë e 842 dhe Ferizaj, me 15 mijë e 228.
Krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë më 2011, shifra e banesave të pabanuara është rritur për 83 mijë e 041.
“Do të nxjerr jashtë me zarf të zi”/ Vijon debati mes Gjestit dhe Vserlos, banori i ri: Kaq delusional je?
Sipas ASK-së, rritje krahasuar me 13 vjet më parë ka edhe në numrin e përgjithshëm të banesave. Më 2011 kanë qenë 312 mijë e 711, ndërsa në të dhënat e regjistrimit të vitit të shkuar figurojnë 556 mijë e 779 të tilla.
Agjencia e Statistikave, në dhjetor të vitit të shkuar ka publikuar rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë. Bazuar në këto rezultate, Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë.
Kjo shifër, krahasuar me regjistrimin e 2011-s, është për rreth 150 mijë banorë më e ulët.