100 ditë qeverisje, Xhaferi: Do t’i mbajmë lidhjet me BE-në, NATO-n dhe ShBA-në

1 Min. Leximi

Talat Xhaferi, kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, ka paraqitur para deputetëve sot në Kuvend, politikat që do t’i ndjekë për këto 100 ditë sa do të jetë në krye të ekzekutivit.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ai ka thënë se sundimi i të drejtës, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet politika qendrore dhe strategjike të qeverisë së tij. Pos kësaj Xhaferi ka theksuar se:

“Puna  e qeverisë do të zbatohet në këto parime: respektimi i plotë i Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë së Veriut, përgatitja dhe zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale, të lira dhe konkurruese në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian”.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Mbajtjen e shkallës së lartë të dialogut, transparencës dhe llogaridhënies. Mbajtja e avancimit të lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshjeve të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike, kohezionin dhe stabilitetin e brendshëm dhe integrimin, e suksesshëm euroatlantik”, ka thënë Xhaferi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull