1 milion euro investim për Çairin: Nis projekti i madh për ujësjellësin dhe kanalizimin në Saat Kullë

2 Min. Leximi

Çairi po përfiton një nga investimet më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit. Rreth 1 milion euro janë vënë në dispozicion për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal në lagjen Saat Kullë – një zonë që prej kohësh ishte lënë pas dore nga qeveritë e kaluara.

Ky projekt i rëndësishëm kap vlerën e afro 1 milion eurove dhe mbulon nëntë rrugë: rrugët 157, 397, 2, 1, 178, 156, 374, 150 dhe 177, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së mbi 2000 banorëve të kësaj ane të Çairit.

- Advertisement -

“Jo premtime, jo vetëm foto, por vepra konkrete që ndihen dhe shihen çdo ditë. Ne investojmë aty ku ka pasur nevojë prej vitesh,” – deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, i cili vizitoi nga afër punimet në terren.

Ai theksoi se çdo ditë është pranë qytetarëve dhe dëgjon nga afër hallet dhe nevojat e tyre, duke shtuar:

“Çairi meriton dinjitet dhe zhvillim. Më shumë punë, më pak zhurmë!”

Ky projekt i ndërlidhur me përmirësimin e infrastrukturës bazike është një dëshmi konkrete e kthimit të vëmendjes aty ku ka munguar për vite me radhë – në vendbanimet e harruara të qytetit që kërkojnë zgjidhje reale dhe të qëndrueshme.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull