1.7 milionë euro ndihmë suedeze për të mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ambasadorja e Suedisë në vendin tone Ami Larson Jain nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Mbështetja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit-Faza 2″.

Me ndihmën suedeze do të punohet në forcimin e kapaciteteve të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në koordinimin dhe menaxhimin e procesit të afrimit me BE-në dhe lehtësimin e negociatave nga Kapitulli 27, si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit ndërsektorial.

- Advertisement -

Gjithashtu do të punohet në rritje e kapacitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve dhe palëve të interesuara në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal. Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në sektorin e Integrimit në BE të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe në fushën e menaxhimit të biodiversitetit dhe përshtatjes klimatike. Projekti do të zbatohet deri më 31 maj 2027.

- Advertisement -

Financat në vlerë prej 1.7 milionë euro janë siguruar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor (SIDA), dhe realizohet nga Agjencia Suedeze e Mjedisit (SwEPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull