Në 10 muajt e këtij viti 1.322.598 turistë vizituan qytetet nëntokësore në Kapadokya, e cila pret vizitorë nga e gjithë bota me pasuritë e saj historike, natyrore dhe kulturore, raporton Anadolu.
Në Kapadokya, e cila tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj me luginat e saj të mbuluara me oxhaqe zanash dhe formacione shkëmbore natyrore, manastiret historike, kishat dhe kapela të gdhendura nga shkëmbinjtë, si dhe aktivitete të ndryshme turistike, veçanërisht turne me tullumbace, vëmendje tërheqin edhe qytetet nëntokësore.
Turistët që vizitojnë muzetë dhe vendet historike në rajon, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, marrin pjesë gjithashtu në turne që mbulojnë vendbanimet historike me metra nën tokë.
Në periudhën janar-tetor të këtij viti qytetet nëntokësore të rajonit janë vizituar nga 1.322.598 vizitorë.
Vizitorët në qytetet nëntokësore mund të vizitojnë dhoma, depo, vende adhurimi, tunele kalimi dhe zona grumbullimi ku në të kaluarën mijëra njerëz mund të strehoheshin në të njëjtën kohë.
Maksime Daddy, nga Bregu i Fildishtë, e cila vizitoi qytetet nëntokësore në rajonin me grupin e miqve ë saj, tha për Anadolu se Kapadokya ka bukuri gjeografike të ndryshme nga ato që ka parë më parë.
“Ajo që shohim në hapësirat nëntokësore të jetesës është shumë mbresëlënëse. Është e mahnitshme që njerëzit kanë jetuar këtu në të kaluarën”, tha ajo
Turistja kanadeze, Vanessa Dewson tha gjithashtu se ishte emocionuese të dëshmosh historinë në vendbanimet nëntokësore.
“Doja shumë të shihja Kapadokyan dhe peizazhin e saj magjik të mbuluar me oxhaqe zanash. Nuk kisha asnjë ide për qytetet nëntokësore këtu më parë. Është e pabesueshme të mendosh se njerëzit kanë ndërtuar zona kaq të mëdha dhe kanë jetuar në to. Kapadokya është një nga vendet që duhet parë”, u shpreh ajo.
Udhëheqësi i turistëve, Erbil Karakaya, tha se shumica e turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë rajonin dëshirojnë të shohin qytetet nëntokësore dhe ata që patën mundësinë të vizitojnë zonat u kënaqën shumë.
Ai theksoi se një nga pasuritë e ndryshme historike në çdo pjesë të Kapadokya-s janë qytetet nëntokësore.
“Qytetet nëntokësore, një nga vendet më tërheqëse të rajonit, u bëjnë përshtypje mysafirëve tanë. Duke qenë se ata nuk kanë parë kurrë një vend të tillë më parë, ata Qytetet e nëndheshme janë padyshim në listën e udhëtimeve të atyre që vijnë në rajon”, tha Karakaya